Flash

E RENDE/ Një shqiptar nga Kosova vret me thikë një grua shtatzënë në Itali

Lapsi.al 19 December 2023
E RENDE/ Një shqiptar nga Kosova vret me thikë një grua

Është identifikuar autori i vrasjes brutale me thikë të një 27-vjeçareje italiane në Trevizo. Viktima ishte nënë e një djali 4 vjeç dhe për momentin ishte shtatzënë prej 2-3 muajsh. Ajo u qëllua 7 herë me thikë teksa kthehej nga puna në shtëpi. Mediat italiane shkruajnë se autori është një 40-vjeçar nga Kosova i identifikuar si Bujar Fandaj.

Ai ishte një klient i supermarketit ku punonte viktima. Duket se Vanessa Ballan e njihte dhe e kishte denoncuar për përndjekje në tetor. Policia i kishte konfiskuar edhe telefonin autorit për të vërtetuar kërcënimet. Pas vrasjes, shqiptari u arratis me një furgon në pronësi të kompanisë ku punon dhe është ende në arrati.

Gruaja u sulmua në hyrje të shtëpisë së saj. Nga plagët në duar duket se ajo u përpoq me dëshpërim të mbrohej nga sulmuesi i saj. Vrasësi, ka hyrë fillimisht në shtëpi duke shtyrë me forcë një dritare. Partneri i gruas, Nicola Scapinello, lajmëroi shërbimet e urgjencës pasi e gjeti atë të gjakosur dhe u përpoq ta sillte në jetë.

Në momentin e vrasjes ai kishte qenë jashtë shtëpisë. Ata ishin së bashku prej 11 vjetësh dhe kishin pak kohë që ishin transferuar aty. “Një grua e re dhe e qetë” - e përshkruajnë miqtë dhe kolegët që e njihnin atë dhe burrin e saj. “Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Vanessa, por edhe bashkëshorti i saj, janë persona të mirë. Kur dëgjova lajmin mendova se ishte një hajdut apo një grabitje” – thotë Ines Pagnon, mik i viktimës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Vau i Dejës. Mësohet se dy motoçikleta janë përplasur me ...

18:46

Edhe Gaz Bardhi sulmon SPAK-un

Deri dje Gazment Bardhi ka mbajtur distancë nga akuzat e Berishës kundër SPAK, por pasi ka parë se prokurori Arben Kraja kërkoi autorizim për arrestimin e lider...

16:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI