Flash

Rezultati i zgjedhjeve, opozita serbe sërish në protestë

Lapsi.al 19 December 2023
Rezultati i zgjedhjeve, opozita serbe sërish në protestë

Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili konteston rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi një protestë të dytë para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Zona përreth ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve është rrethuar me një gardh metalik për të mos lejuar që protestuesit të afrohen pranë hyrjes.

Numri i të grumbulluarve siç pritej është më i vogël se dje dhe situata për momentin është e qetë sipas Danas. Një grup të rinjsh kanë mbërritur para ndërtesës së Komisionit, mes tyre edhe aktivisti Ivan Bjelic dhe organizatorët e protestës, Radomir Lazoviç dhe Biljana Gjorgjeviç.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Vau i Dejës. Mësohet se dy motoçikleta janë përplasur me ...

18:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI