Flash

"Shpresoj mos shkojë te penalltitë": Abilaliaj bën llogaritë e barazimeve, në tentativën për trofeun e parë

Lapsi.al 19 December 2023
"Shpresoj mos shkojë te penalltitë": Abilaliaj bën

Arbër Abilaliaj nesër do të luajë për trofeun e tij të parë: si drejtor sportiv, por edhe si trajner. Superkupa e Shqipërisë kundër Egnatias do të jetë mundësia për të mos u humbur dhe vlonjati e ka të qartë se këtu ndeshja nuk mund të ndahet barazim. Dikush duhet të fitojë dhe Abilaliaj shpreson që të kuqtë t'i japin një sinjal të rëndësishëm pikërisht kryesuesve të kampionatit.

"Duke pasur parasysh klubet e rëndësishme, çdo trofe është i rëndësishëm - tha Abilaliaj në konferencën për shtyp -. Çdo trofe është oksigjen për këtë klub. Në aspektin personal sigurisht do të jetë emocion i bukur, është hera e parë në këtë pozicion. Besoj dhe uroj, kam një ndjesi positive, shpresoj që çdo gjë të shkoj sipas planit. Për momentin të gjithë gëzojnë gjendje të mirë fizike përveç të dëmtuarve afatgjatë".

Lexo më tej: Murataj dënon Partizanin, humb penallti në minutën e 101': protesta e tifozë në fushë në Kukës

Partizani vjen nga gjashtë barazime radhazi, ndërsa edhe në pesë fitoret radhazi të Abilaliajt (që paraprinë barazimet) katër kanë ardhur në minutat shtesë. Pastaj nëse fut në llogari që dy ndeshjet e këtij sezoni kundër rrogozhinasve, është normale që projeksioni të shkojë te penalltitë. "Duke patur parasysh këto, është normale që të na shkojë mendja. Jemi përgatitur për të përballuar ndeshjen si duhet. Fakti që krijojmë shumë raste më bën të shpresoj se ndoshta këtë herë do të thyejmë këto shifrat e barazimeve. Duke shpresuar që të mos shkojmë te penalltitë, se aty dihet është edhe punë fati".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI