Flash

"Të lash pjatat", skualifikim ekzemplar prej 10 javësh, për fyerje të arbitres në Venecia

Lapsi.al 19 December 2023
"Të lash pjatat", skualifikim ekzemplar prej 10 javësh,

Një futbollist i skuadrës Juniore të Cavallino, një skuadër nga provinca e Venecia, u skualifikua për dhjetë ndeshje nga Gjykatësi Sportiv për shkak se kishte “shpërthyer vazhdimisht ofendime të rënda seksiste ndaj arbitres femër”. Incidenti ndodhi në Venecia më 4 nëntor, gjatë ndeshjes së kampionatit provincial kundër Fossatese. Siç raportohet nga Il Gazzettino, fraza fyese ishte "gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të larë pjatat". Arbitrja e ndeshjes e dëgjoi frazën e artikuluar nga një lojtar i cili ishte përjashtuar më pare prej saj.

Klubi vendosi të apelojë pasi, sipas rikonstruksionit të tyre, kjo fjali nuk do të artikulohej kurrë nga anëtari i tyre. Arbitrja e përfshirë, e cila i përket seksionit San Donà di Piave, në fakt i ka dëgjuar fyerjet pa parë fytyrën e personit që i artikuloi, por duke njohur timbrin vokal. Prandaj Cavallino synon në këtë aspect, në përpjekje për të rrëzuar një vendim shumë të rëndë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI