Flash

Tërmet 6.2 ballësh në Kinë, mbi 100 persona të vdékur

Lapsi.al 19 December 2023
Tërmet 6.2 ballësh në Kinë, mbi 100 persona të

Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës rihter goditi provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës, pak para mesnatës të së hënës, duke vrarë të paktën 105 persona dhe duke plagosur mbi 250 persona. 13 persona të tjerë kanë vdekur në Qinghai, ndërsa 182 persona kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë mobilizuar ekipet e shpëtimit, por ata po përballen me temperaturat nën zero. Pjesa më e madhe e Kinës po përballej me temperaturat e ulta pasi një valë e ftohtë përfshiu të gjithë vendin.

Zyrtarët thonë se me këtë mot sfidues, gjetja e të mbijetuarve do të jetë shumë e vështirë. Më shumë se 5,000 shtëpi janë dëmtuar, si pasojë e tërmetit, po ashtu edhe rrugët, ndërsa në këtë zona është ndërprerë furnizimi me energji dhe ujë, të cilat të gjitha po pengojnë përpjekjet e shpëtimit. Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping ka urdhëruar përpjekjet e plota të shpëtimit dhe qeveria dërgoi ekipet e shpëtimit për të ndihmuar ekuipazhet e urgjencës lokale.

Shumë të mbijetuar u kanë thënë mediave lokale se tërmeti ishte më i forti që ata kanë përjetuar. Ekspertët thanë se magnituda relativisht e madhe e tërmetit, si dhe thellësia relativisht e cekët, rriti numrin e viktimave. Rreth 28 milionë dollarë në fondet e ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore janë ndarë për provincat Gansu dhe Qinghai nga ministria e financave dhe ministria e menaxhimit të emergjencave të Kinës.

Me magnitudë 6.2, është gjithashtu tërmeti i dytë më i madh. Sipas autoriteteve kineze, tërmeti në Yushu ishte me magnitudë 7.1 ballë. Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI