Flash

Italianët do ndërtojnë edhe një burg të vogël në Gjadër për afrikanët

Lapsi.al 20 December 2023
Italianët do ndërtojnë edhe një burg të vogël

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët parashikon edhe ndërtimin e një burgu të vogël.

Sipas L’Espresso ky burg do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

“Meqenëse memorandumi i mirëkuptimit i nëshkruar nga Rama dhe Meloni fut në mënyrë efektive rregullat italiane dhe evropiane në Shqipëri, burgu i vogël për emigrantët duhet të respektojë rregullat italiane dhe evropiane” shkruan media italiane.

Sipas kësaj skeme, struktura e burgjeve zë një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 6300 m2, nga të cilat 2214 m2 janë të mbuluara dhe 4086 të zbuluara.

Vëllimi i përgjithshëm është afërsisht 13,000 m3. Mbi këto të dhëna, është kryer një përllogaritje e shpenzimeve mbi bazën e kostove.

Kjo përllogaritje çon në një parashikim financiar, vetëm për shumën e punimeve, rreth 8 milionë euro për vitin 2024 (llogaria kapitale). Ndërtesa e paraburgimit, ndërtesa e shërbimeve të përgjithshme dhe ndërtesa e shërbimeve qendrore përbëhen nga një kat. Ndërtesa e destinuar për kazermat e oficerëve dhe ndërtesa e destinuar për zyrat e menaxhimit dhe akomodimin e personelit përbëhet nga 2 kate.

Ndërtesa e paraburgimit përbëhet nga 16 vende të zakonshme (nga të cilat 2 të destinuara për personat me aftësi të kufizuara) dhe 4 vende paraburgimi të destinuara për një regjim sigurie.

Strukturat do të ndërtohen në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me institucionet e paraburgimit.

Ngritja e burgut do të kushtojë 8 milion euro.  Për funksionimin e tij, totali është 25 milionë euro në 5 vite.

Të këshilluara

Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. “Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në incenerat...

14:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI