Flash

Florent Hasani te Rapid, por Tirana nuk i ka mbyllur negociatat: ja prapaskenat e transferimit

Lapsi.al 20 December 2023
Florent Hasani te Rapid, por Tirana nuk i ka mbyllur negociatat: ja prapaskenat
Florent Hasani, Këpuca e Artë e sapokurorëzuar e futbollit shqiptar, ka parë nga tribuna ndeshjen e fundit të Tiranës së tij, për më tepër të humbur, përballë Vllaznisë. Golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar me 16 gola dhe lideri aktual i renditjes së shënuesve në Superiore me 10 gola, ka firmosur me Rapid Bukuresht dhe nga janari do të luajë në kampionatin rumun. Prapaskena e transferimit të kosovarit, në fakt, tregon se negociatat e bardhebluve me klubin rumun vazhdojnë ende, pavarësisht kontratës individuale me lojtarin. Rapid është akorduar për 2 sezone e gjysëm me 26 vjeçarin, ndërsa do t’i paguajë 300 mijë euro Tiranës. Shifra nuk është shumë e lartë, por e pranueshme për një lojtar që shkonte në skadencë kontrate me bardheblutë në fund të majit. Lexo më tej: Tirana zgjidh hallet e lekëve, Florent Hasani firmos në Rumani: “Me Rapidin fitoj titullin” Tirana, megjithatë, nuk i ka përfunduar tratativat me Rapid, sepse bardheblutë duan të mbajnë 10% të kartonit të lojtarit, mënyrë që ka rezultuar shumë e suksesshme me Ernest Muçin dhe e aplikuar edhe te Redon Xhixha. Problemi është se rumunët nuk duan të kenë vetëm 90% të kartonit dhe insistojnë për të bërë blerjen përfundimtare pa lënë asgjë prapa. Drejtuesit kryeqytetas kërkojnë sidoqoftë t’a bindin Rapid, por nëse do të gjejnë përballë një mur, atëherë do të kërkojnë të shtohet shifra mbi 300 mijë eurot fillestare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI