Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Kushtetuesja hesht/ Berisha në dorë të SPAK

Lapsi.al 20 December 2023
Kushtetuesja hesht/ Berisha në dorë të SPAK

Gjykata Kushtetuese ngre duart lart mbi debatin juridik që krijoi kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës. Gjykatësve iu kërkua ta pezullonte arrestimin deri në marrjen e një vendimi, por ata u tërhoqën dhe nuk morën vendim duke rrëzuar kërkesën e 30 deputetëve të opozitës.

Sipas Kushtetueses, grupi i deputetëve që këkroi pëzullimin e arrestimit të Berishës nuk ka tagër të hartojë një kërkesë të tillë, ndaj vetë kërkesa është e pavlefshme.

Në pikën 4 të dokumentit që deputetët kishin depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohej: “Pezullimi i masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”

Në bazë të pretendimit qëndron shpërfillja nga ana e prokurorëve të SPAK për imunitetin e deputetit, imunitet garantohet me Kushtetutë. Në rastin e Berishës, SPAK dhe Gjykata e Posaçme vendosën masën “detyrim paraqitje” dhe sekuestrimin e pasaportës pa kërkuar autorizim nga Kuvendi.

Sipas prokurorëve të SPAK, ka ndryshim mes "kufizimit" dhe "heqjes" së lirisë së deputetit dhe në rastin e Berishës imuniteti e mbron atë nga heqja e lirisë, por nuk e mbron nga kufizimi i lirisë. Sipas prokurorit Arben Kraja sekuestrimi i pasaportës dhe detyrimi për t'u paraqitur një herë në javë para oficerit të policisë gjyqësore është kufizim lirie dhe jo heqje e lirisë. Dhe meqënëse Berisha e shpërfilli vendimin e gjykatës, tani ai duhet të arrestohet.

Por avokatët e Berishës kanë sjellë si kundërshembull rastin "Tahiri". Atëherë prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi autorizim nga Kuvendi edhe për masën "detyrim paraqitje" për Tahirin, edhe autorizim për sekuestrimin e pasaportës, edhe autorizim për kontrollin e shtëpisë së tij.

Përplasja do të mbesë tashmë në arkivën e mediave, pasi Gjykata Kushtetuese që funksionon pikërisht për të dhënë vendime mbi konflikte të tilla, thjesht ka heshtur.

Për arrestimin e Sali Berishës ka një kërkesë të hershme të kryeministrit Edi Rama dhe një nxitje të vazhdueshme nga ambasada amerikane, që pas shpalljes së tij non grata. Berisha e ka kundërshtuar arrestimin nga organet e reja të "drejtësisë", por në protestën e fundit nuk iu bashkuan as Gazment Bardhi dhe as Ilir Meta.

SPAK ka marrë autorizim nga parlamenti si për masën e arrestit në shtëpi, ashtu edhe për arrest me burg, por prokurorët nuk e kanë specifikuar se kë masë do të aplikojnë. Ndaj Berishës nuk është ngritur asnjë akuzë, por ai është person nën hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Duket se masa e parë e sigurisë që do të aplikojë SPAK ndaj Berishës do të jetë ajo e arrestit në shtëpi. Dhe nëse Berisha vazhdon t'i kundërpërgjigjet edhe nga shtëpia, atëherë prokurorët kanë lënë si opsion të dytë, arrestin me burg si formë presioni për ta bërë të heshtë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI