Flash

Lavezzi shtrohet në spital ndoshta pas një rrahje në familje: versioni tjetër, ra nga shkallët

Lapsi.al 20 December 2023
Lavezzi shtrohet në spital ndoshta pas një rrahje në familje:

Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital, në Argjentinë “me një plagë shpimi në bark dhe një frakturë në nivelin e klavikulës”. Kështu bën të ditur gazeta argjentinase Clarin, sipas së cilës për momentin janë ende të paqarta arsyet që e bënë ish-sulmuesin e Napolit dhe PSG të shtrohej në spitalin Cantegrill pranë Punta del Este. Versionet e raportuara nga shtypi vendas aludojnë për atë që mund të ketë ndodhur në shtëpinë e familjes Lavezzi.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, 38-vjeçari Lavezzi u plagos në shtëpinë e tij në José Ignacio pas një debati familjar. Edhe pse stafi i tij dha një version tjetër për këtë ngjarje.

Lexo më tej: Tre vjet martesë e përsëri divorc, Lavezzi e Natalia nuk janë më bashkë: “Të shumta tradhëtitë e tij”

Lavezzi kishte marrë ndihmën e shpejtë rreth orës 5 të mëngjesit, kur ishte në shtëpi së bashku me partneren dhe një pjesë të familjes. Ky është versioni i parë i përhapur nga policia e Maldonados, në pritje të mbledhjes së deklaratave si të argjentinasit, ashtu edhe të dëshmitarëve të ngjarjes. Krejt ndryshe, megjithatë, është versioni i një fqinji të ish-sulmuesit Lavezzi, i cili, i kontaktuar nga një radio lokale, zbuloi se "Pocho" në fakt është dëmtuar duke u rrëzuar nga një shkallë teksa po përpiqej të ndërronte një llambë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI