Flash

Luhet Superkupa e Shqipërisë: Partizani e Egnatia luajnë për trofeun e parë të sezonit

Lapsi.al 20 December 2023
Luhet Superkupa e Shqipërisë: Partizani e Egnatia luajnë për

Në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet sot Superkupa e Shqipërisë. Në edicionin e 30 në histori, prezantohen Egnatia si fituese e Kupës dhe Partizani si kampion. Të kuqtë janë sigurisht më ekspertë, por kur të jenë përballë me njëri-tjetrin në sfidën për trofeun e parë të sezonit 2023/2024, statistikat nuk do të kenë shumë rëndësi.

Përsa i përket historisë së SuperKupës së Shqipërisë, Partizani ka luajtur tre finale dhe e ka fituar dy herë trofeun e Superkupës. Të kuqtë ia kanë dalë në vitin 2004 dhe 2019. Në anën tjetër, Egnatia pasi shkroi historinë me fitimin për herë të parë të Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur në finale Tiranën, do të kërkojë të fitoj një tjetër trofe.

Lexo më tej: "Shpresoj mos shkojë te penalltitë": Abilaliaj bën llogaritë e barazimeve, në tentativën për trofeun e parë

Skuadra rrogozhinase është debutuese në këtë kompeticion, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në një finale të Superkupës së Shqipërisë. Në këtë këndvështrim Superkupa ka një rëndësi të veçantë për skuadrën e Tetovës që po bën mjaft mirë edhe në “Abissnet Superiore” duke kryesuar me 37 pikë. Egnatia ka patur mundësinë të lërë pushim edhe disa nga titullarët, për të patur një skuadër të freskët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI