Flash

“Serbia në prag të luftës civile”, kandidati i Vuçiç jep alarmin

Lapsi.al 20 December 2023
“Serbia në prag të luftës civile”, kandidati i

Aleksandar Shapic, kandidati i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile.

Pohimi tronditës i tij erdhi pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim.

“Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Ai pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS).

“Janë sjellë njerëz edhe nga Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova”, thonë drejtues të tij. Kjo çoi në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve, prandaj koalicioni kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, përsëritjen e votimit dhe pastrimin e listave zgjedhore.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare. Beogradi ka rreth 1.4 milionë votues me të drejtë vote, që është afërsisht sa një e katërta e totalit të elektoratit në Serbi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI