Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Video/ Leverkusen i pandalshëm, trigolëshi i Schick i jep fitoren Xabi Alonso: Bayern përgjigjet në Wolfsburg

Lapsi.al 20 December 2023
Video/ Leverkusen i pandalshëm, trigolëshi i Schick i jep fitoren Xabi

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen nuk i tradhtojnë pritshmëritë në javën e 16 të Bundesligës. Bavarezët kaluan 1-2 kundër Wolfsburg falë Musiala dhe Kane. Ndërsa Xabi Alonso mbetet në +4 falë një 4-0 të fortë kundër Bochum, të vendosur nga trigolëshi i Schick. Stuttgart rikthehet në vendin e tretë (3-0 ndaj Augsburgut, nënshkruar nga Undav-Guirassy). Union Berlin del nga zona e ftohtë (2-0 kundër Këln), fiton 3-2 Heidenheim ndaj Freiburg e Eintracht 2-1 ndaj Gladbach.

WOLFSBURG-BAYERN MUNICH 1-2

Kane dhe Sané trembën prapavijën vendase në fillim, pastaj bavarezët u ekzaltuan pas gjysmë ore loje. Casteels bëri mrekullinë në goditjen nga distanca e ish-anësorit të Cityt. Müller goditi traversën me kokë menjëherë më pas. Goli vonoi vetëm pak sekonda dhe të besuarit e Tuchel morën avantazhin e merituar, të firmosur nga Musiala me asistin e numrit 25, që sapo ka rinovuar. Pas dhjetë minutash ishte sërish gjermani ai që frymëzoi bavarezët për të dyfishuar epërsinë. Këtë herë ai i shërbeu Harry Kane që nuk gaboi. Bayern nuk pati kohë as të festonte, sepse Wolfsburg reagoi duke ngushtuar rezultatin me goditjen e Arnold, pak para përfundimit të pjesës së parë. Rogerio trembi Neuer në fillimin e pjesës së dytë, më pas ndeshja ofroi vetëm një rast për Kane (nga këndi) dhe një goditje dënimi të Sané. Pikët e Bayern bëhen kështu 38, duke mbetur -4 nga maja (me një ndeshje më pak), ndërsa Wolfsburg mbetet me nëntëmbëdhjetë.

BAYER LEVERKUSEN-BOCHUM 4-0

Xabi Alonso ndryshon ndonjë lojtar për raundin e mesjavës, por pas disa minutash presioni të vendasve, trendi i ndeshjes bëhet ai i zakonshmi. Pas gjysëm ore e zhbllokon çeku Patrick Schick me penallti. Sulmuesi dyfishoi pas dy minutash. Çeku nuk mbeti i kënaqur dhe shënoi një trigolësh në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, duke goditur me kokë rrjetën nga këndi, pas një asistim të Grimaldo. Në pjesën e dytë, Bayer mbajti kontrollin dhe bëri poker në minutën e 69' me të sapofuturin Boniface. Kreu i konsoliduar për Leverkusen, me 42 pikë, ndërsa Bochum është i katërmbëdhjeti me gjashtëmbëdhjetë pikë.

Lexo më tej: Lazio, dëshpërimi i Lotito jr: "Bayern kundërshtari më i keq për ne"

Bundesliga Germany

Union Berlin 2-0 FC Cologne

Bayer Leverkusen 4-0 Bochum

Eintracht Frankfurt 2-1 Borussia Monchengladbach

FC Heidenheim 3-2 Freiburg

VfB Stuttgart 3-0 Augsburg

Wolfsburg 1-2 Bayern Munich

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI