Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

VIDEO/ Fjalimi i fundit i Berishës në kuvend: Arrestimi im nga dyshja Rama-Brava!

Lapsi.al 21 December 2023
VIDEO/ Fjalimi i fundit i Berishës në kuvend: Arrestimi im nga dyshja

Para se të nisë zyrtarisht seanca e kuvendit, kreu i opozitës, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në kuvend, ku ka folur për arrestimin e tij. Ai e quajti atë një akt kriminal që ka si synim mposhtjen e opozitës dhe që nisi në datën 9 Shtator me përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.

Për arrestimin e tij, Berisha fajësoi dyshen Rama-Basha dhe tha se aksioni që ka nisur në datën 9 Shtator nga mafia ndërkombëtare e George Soros është i destinuar të dështojë.

"Deputetët e opozitës me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave e parlamentarëve të tjerë. Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancës dhe prej javësh parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Prej shumë javësh, parlamenti defakto është shndërruar në ilegjimitet dhe antikushtetueshmëri. Sot pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava, kërkojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën. Ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por në realitet nuk do të mposhtë kurrë opozitën. Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj, qëndron kundër argatëve, lakejve të saj në të gjitha institucionet dhe më gjerë. Qëndron kundër në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj.

Përpjekja që bënë me 9 shtator, kjo bandë me mafian ndërkombëtare të George Soros, dështoi në mënyrën më spektakolare. Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë. Sot kjo përpjekje do të arkivohet, do të dështojë me turp me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë, shqiptarët më shumë se çdo pushtues tjetër në histori. Këta ministra, ky kryeministër këta deputetë pasurohen si shushunja çdo ditë, çdo javë duke thithur gjakun gjakun e me të varfërve. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë.

Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij.

Këta të ardhme nuk kanë. Sot kanë rreshtuar me dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e shëmtuar që kryejnë. Por nesër, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti dhe kam bindjen më të thellë se nuk ka forcë në botë që mund t’i pengojë shqiptarët për të rivendosur në piedestal idealet dhe vullnetin e tyre të lirë. Sot pra është një ditë beteje, në të cilën ne do qëndrojmë. Por kjo është edhe një ditë frymëzimi për ne, sepse atë që mendojnë ky grup narkotrafikantësh, ne do e bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme. Ndaj dhe thirrja o sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI