Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Gjykata Europiane e Drejtësisë ndryshon botën e futbollit, fiton Super League: "Abuzim pushteti"

Lapsi.al 21 December 2023
Gjykata Europiane e Drejtësisë ndryshon botën e futbollit, fiton

Erdhi dita e gjykimit dhe ishte një tërmet. Gjykata Europiane e Drejtësisë së Bashkimit Europian, në fakt ka vendosur në favor të Super League. Shoqëria e kishte apeluar monopolin nga UEFA dhe FIFA dhe tani ka marrë të drejtën e ankimimit të saj. Sipas Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në fakt, ka një abuzim me pushtetin dominues nga dy organet më të larta të futbollit kontinental dhe botëror, të cilat ushtrojnë monopol. Optimizmi i një dite më parë nga ana e A22, kompania që synon të zhvillojë projektin për turneun e ri, u justifikua nga vendimi.

VENDIMI

Sipas Gjykatës së BE-së, rregullat që kërkojnë autorizimin paraprak të UEFA-s dhe FIFA-s për krijimin e çdo projekti për një kompeticion të ri janë “të paligjshme”. Ashtu siç janë edhe parashikimet e sanksioneve për skuadrat dhe lojtarët që do të merrnin pjesë në to. Në mënyrë të ngjashme, rregullat që i japin FIFA-s dhe UEFA-s kontroll ekskluziv mbi shfrytëzimin komercial të të drejtave të lidhura me këto gara rrezikojnë të kufizojnë konkurrencën. Kjo duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre garave për mediat, konsumatorët dhe shikuesit e BE-së.

Më tej, theksohet se "organizimi i garave të futbollit dhe shfrytëzimi i të drejtave të medias përbëjnë, megjithatë, veprimtari ekonomike. Ato duhet të respektojnë rregullat e konkurrencës dhe lëvizjes së lirë, edhe pse veprimtaria ekonomike e sportit karakterizohet nga disa specifika. Si ekzistenca e shoqatave me kompetenca rregullatore, kontrolluese dhe sanksionuese”. Gjykata nënvizon gjithashtu se, "paralelisht me këto kompetenca, vetë FIFA dhe UEFA organizojnë gara futbolli".

Nga grupi fillestar prej 12 klubesh që nisën Super League në Prill 2021, vetëm Real Madrid dhe Barcelona mbetën në mbërthyer (Juventus ka nisur procesin e largimit), me Shoqërinë e Super League Europiane (ESLC). Mbështetur nga agjencia e marketingut A22, ajo e çoi çështjen në gjykatën Mercantile në kryeqytetin spanjoll, e cila nga ana e saj e referoi çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së.

Vendimi i Gjykatës Europiane

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI