Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve

Lapsi.al 21 December 2023
Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve

Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj në Scan. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre.

“Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i dronëve, vendosja e kodit unik të dronit, vendosja e ‘flyer id’ të dronit. Për të fluturuar një dron duhen plotësuar disa kushte ku operatori i dronit duhet të ketë një lloj aftësie. Që të marrësh një licencë për të operuar një dron duhet të kalosh në një kurs dhe test të shkurtër. Do të bëjmë një platformë vizuale ku çdo operator droni duhet të rezervojë fluturimin” deklaroi Ethemaj.

Më tej, ai bëri me dije dhe lejet për fluturimin e dronëve do të jenë të kufizuara dhe në varësi të vendit do të përcaktohen edhe filtrat që duhet të kalojë personi. Për të filmuar në një zonë të populluar, si p.sh sheshi Skënderbej, kriteret do të jenë edhe më të shumta sesa në një zonë pa popullsi./Scan Tv

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI