Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Video/ Crystal Palace e Brighton skuadrat me më shumë barazime në Premier: Welbeck shpëton De Zerbin

Lapsi.al 21 December 2023
Video/ Crystal Palace e Brighton skuadrat me më shumë barazime në

Crystal Palace barazon 1-1 me Brighton në ndeshjen hapëse të javës së 18 të Premier League. Golit të Ayew në fund të pjesës së parë, iu përgjigj Welbeck tetë minuta nga fundi. Dy formacionet bëhen skuadrat me më shumë barazime në Premier League me nga 6 ndarje pikësh.

Roy Hodgson kërkonte të shtynte përpara të tijtë, që luajtën një pjesë të parë kurajoze. Brighton e pati të vështirë të impononte ritmin e tyre të lojës dhe në fund të pjesës së parë e pa veten në disavantazh. Ayew përfitoi në minutën e 45' për të mundur Verbruggen.

Pas rifillimit, De Zerbi shtyu përpara Brighton, për ti dhënë më shumë asistencë Joao Pedros. Jashtë Adingra dhe Mitoma, në fushë Welbeck dhe Buonanotte. E në minutën e 82', pikërisht ish-lojtari i Manchester United barazoi rezultatin, duke mundur Henderson. Brighton mban vendin e tetë me 27 pikë, ndërsa Crystal Palace është i 15 me 18 pikë, gjithësesi larg zonës së rrezikut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI