Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Video/ Super League, transmetimi falas: ja si mund të shihen të gjitha ndeshjet me Unify

Lapsi.al 21 December 2023
Video/ Super League, transmetimi falas: ja si mund të shihen të gjitha
Super League mori hakmarrjen e saj ndaj UEFA-s me vendimin në favor të Gjykatës Europiane. Organizatorët e formatit të ri, i cili kërkon të përfshijë klubet më të mëdha evropiane, pikërisht A22 Sports Management, nuk kanë humbur kohë. Tashmë ata i kanë vënë në dijeni të të gjithëve rregullat e kupës së re që do të lindë dhe, gjithashtu, si ta ndjekin atë në TV. E ja ku shfaqet kanali Unify, i krijuar për të ndjekur ndeshjet dhe momentet kryesore, drejtpërdrejt, për të gjithë tifozët në mbarë botën.

ÇFARË ËSHTË UNIFY E SI FUNKSIONON

Platforma e re e transmetimit streaming e lançuar nga A22, organizatori i Super League, do të quhet Unify. Revolucioni i madh qëndron në faktin se nuk do të duhet të paguash abonim për të ndjekur ndeshjet e turneut të ri. Në fakt, platforma e transmetimit Unify do të jetë e dukshme për të gjithë falas, pasi mbështetet nga reklamat të cilat duke pasur parasysh rëndësinë e klubeve do të jenë të shumta dhe do të paguajnë shuma të mëdha. A22, më pas, fokusohet në transmetimin falas, duke nënvizuar se si tani një tifoz detyrohet të paguajë disa abonime për të ndjekur të gjitha ndeshjet. Një tjetër revolucion që mund të minojë më tej UEFA-n. Më poshtë është video e mënyrës si ndiqen ndeshjen në Unify.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI