Flash

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën për Gazën

Lapsi.al 22 December 2023
Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit për

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, thanë të burime diplomatike.

Shtyrja për të premten erdhi edhe pse Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar një sërë propozimesh gjatë hartimit të rezolutës, lanë të kuptohet se mund ta mbështesin atë në formën aktuale. Projekt-propozimi i fundit bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen humanitare të sigurt dhe pa pengesa, si dhe për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, por nuk parashikon një përfundim të menjëhershëm të tyre.

Ambasadorja amrikane në OKB Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve se “nëse rezoluta hidhet për votim siç është, atëherë mund ta mbështesim”. Ajo mohoi që projekt-rezoluta të ishte dobësuar. “Projekt-rezoluta është shumë e fortë dhe mbështetet plotësisht nga grupi i vendeve arabe”, tha ajo. Ecejaket diplomatike në Kombet e Bashkuara në Manhattan, që bënë që votimi të shtyhet disa herë këtë javë, vjen ndërsa kushtet në Gazë janë përkeqësuar dhe numri i viktimave është rritur.

“Mesa duket SHBA ka përfituar maksimalisht nga dëshira e anëtarëve të tjerë të Këshillit për të shmangur një veto. Por varianti i fundit duket shumë më i dobët,” tha analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Richard Gowan. Projekt-rezoluta që është ndryshuar në disa drejtime kyçe për të siguruar kompromis, kërkon nga të gjitha palët që “të lejojnë dhe lehtësojnë përdorimin e të gjitha rrugëve për në dhe në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë kalimet kufitare… për ndihmën humanitare.”

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh po mundohen prej ditësh të gjejnë gjuhën e përbashkët për rezolutën.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor sot monedha europiane do të blihet me 103.2 lekë dhe do të shitet me 104.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.8 le...

08:20

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI