Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Video/ Vazquez i jep vendin e parë Real Madrid me 10 lojtarë në minutën e 92': dorëzohet Alaves

Lapsi.al 22 December 2023
Video/ Vazquez i jep vendin e parë Real Madrid me 10 lojtarë në

Pas injorimit të banderolës së protestës kundër Super League ("Ganatelo en el campo", ose "meritoji kupat në fushë"), Real Madrid merr një fitore të çmuar në javën e 18 të La Liga. Merengues, me dhjetë lojtarë për të kuqin e Nacho, mundën Alaves 1-0 falë Lucas Vazquez (92'). Ancelotti e mbyll kështu vitin 2023 në krye të renditjes, duke arritur Girona në kuotën e 45 pikëve. Michel dhe ekipi i tij u ndaluan në barazim 1-1 nga Betis. Cadiz-Real Sociedad përfundoi 0-0, ndërsa Mallorca fitoi 3-2 ndaj Osasuna.

ALAVES-REAL MADRID 0-1

Lucas Vazquez bën të buzëqeshë teknikun Carlo Ancelotti, i cili mposhti Alaves (1-0) me dhjetë lojtarë dhe rikthehet në krye të La Liga në javën e fundit të 2023, duke arritur Girona me 45 pikë. Të gjitha skuadrat në fushë sot pozuan para banderolës kundër Super League, përveç padyshim Real Madrid, promotor i turneut bashkë me Barçën. Pas këtij momenti tensioni, me disa pakënaqsi në tribunat e Mendizorrotza, merengues e nisën shumë fort dhe shkuan pranë golit me Valverde. Në minutat në vijim ritmi i Alaves u rrit, duke e detyruar Kepa të bënte  pritje të rëndësishme. Emocionet vijuan deri në fishkëllimën e fundit të pjesës së parë, me goditjen e Omorodioni për vendasit dhe shansin për Valverde, të neutralizuar nga Sivera.

Në pjesën e dytë, erdhi episodi që mund të kthente ndeshjen. Nacho bëri një ndërhyrje vrasëtare në kaviljen e Samu Omorodioni. Arbitri shqyrtoi gjithçka në VAR dhe nuk mund të shmangte përjashtimin. Kështu, Blancos mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 54' dhe Tchouameni hyri në fushë si qendërmbrojtës, duke pasur parasysh emergjencën në mbrojtje. Alaves nuk e shfrytëzoi këtë dhe, në fakt, rrezikoi në dy raste në goditjet e Rodrygo. Vendimtar megjithatë ishte Lucas Vazquez. Mbrojtja rivale e harroi në një goditje këndi dhe anësori, pavarësisht 173 cm, shënoi me kokë golin e fitores. Ancelotti feston në minutën e 92' tre pikë shumë të rëndësishme, që e bashkojnë me Girona me 45 pikë. Dyshja e çuditshme e mbyll vitin në krye të La Liga, ndërsa Alaves ndalon në 16 dhe ruan një avantazh +3 ndaj Celta e treta nga fundi.

LaLiga Spain

Cadiz 0-0 Real Sociedad

Real Betis 1-1 Girona

Deportivo Alaves 0-1 Real Madrid

Mallorca 3-2 Osasuna

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI