Flash

Aktori i The Crown zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Harry

Lapsi.al 25 December 2023
Aktori i The Crown zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Harry

Dominic West ka zbuluar së fundmi arsyen e prishjes së miqësisë me Princ Harry.

"Ne nuk patëm më komunikim sepse thashë më shumë seç duhet në një konferencë shtypi, dhe kështu, nuk folëm më pas," shpjegoi aktori i "Crown" gjatë episodit të "Sunday Morning" në Times Radio.

West, i cili luan Mbretin Charles III në serialin e Netflix, u shty më tej nga prezantuesja Kate McCann për të elaboruar më shumë mbi miqësinë e tij të prishur me Dukën e Sussex.

Ai shpjegoi se krisja e tyre ndodhi një vit pasi ata u kthyen nga eventi bamirës “Walking With the Wounded” në 2013 – një udhëtim me veteranë të plagosur nëpër Antarktidë.

Dominic - i cili ka qenë në "The Crown" që nga sezoni 5 - shpjegoi më tej se miqësia e tyre përfundoi " 10 vite më parë" dhe ai nuk ishte në gjendje të pyeste Harry për këshilla se si të luante Charles.

Në fillim të këtij muaji, ai  zbuloi gjithashtu se e ndaloi djalin e tij, Senan West, të luante princin e ri William në shfaqje.

Aktori i "Chicago" tha në Radio Times se ai e pengoi 15-vjeçarin të merrte rolin sepse nuk ndihej rehat me historinë e sezonit 6.

“Ata e ftuan Senanin , por unë isha kundër. Ishte e padrejtë nga ana ime, sepse ai donte ta bënte, por nuk do ta kisha pëlqyer këtë, të jem i sinqertë.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Incidenti i Pete Davidson në sheshxhirime

Pete Davidson thuhet se shkaktoi një skenë gjatë xhirimit të filmit të tij të ri. Burimet pohuan se ndërsa komediani po xhironte filmin e tij të ri Riff Raff...

15:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI