Flash

Netanyahu: Forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Gazës

Lapsi.al 25 December 2023
Netanyahu: Forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Gazës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se forcat izraelite po intensifikojnë operacionet brenda Gazës dhe do të vazhdojnë të luftojnë derisa të fitojnë kundër Hamasit.

“Qytetarë të Izraelit, ne po intensifikojmë luftimet në Rripin e Gazës. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitoren absolute ndaj Hamasit. Kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet tona, për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin. Kjo do të kërkojë kohë, por ne do të jemi të bashkuar, ushtarët, njerëzit dhe qeveria. Ne jemi të bashkuar për të luftuar deri në fund”, tha Netanyahu.

Netanyahu foli edhe për ushtarët izraelitë që u vranë gjatë operacioneve ushtarake në Gaza.

“Lufta ka një çmim, një çmim shumë të rëndë në jetën e ushtarëve tanë heroikë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e ushtarëve tanë. Megjithatë, ka një gjë që nuk do të bëjmë: Nuk do të ndalemi derisa të fitojmë”, tha ai.

Deklarata e Netanyahu vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën gjatë një konference për shtyp se konflikti “duhet të kalojë në një fazë me intensitet më të ulët”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI