Flash

Princ Harry së shpejti një libër të ri

Lapsi.al 25 December 2023
Princ Harry së shpejti një libër të ri

Princi Harry thuhet se është duke punuar në publikimin e një libri të ri, por ai nuk do të jetë si "Spare".

Kujtimet shpërthyese të cilat u publikuan në janar, u shpallën si më të shiturit e vitit 2023 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Amazon. Libri jashtëzakonisht i diskutueshëm dokumentoi të gjitha aspektet e jetës së tij, duke përfshirë marrëdhënien me Mbretin Charles, dhe rivalitetin e tij me vëllain e madh Princin William.

Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë parë që popullariteti i tyre në SHBA dhe MB të zvogëlohet pasi u larguan nga rolet e larta në Familjen Mbretërore në vitin 2020. Ata u zhvendosën në Kaliforni për të rritur familjen e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, dhe që kur u larguan nga monarkisë, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë marrë kritika për intervistat e tyre për jetën si mbretërore.

Tani, ekspertët besojnë se Harry po synon të "zbusë" imazhin publik të tij dhe gruas me ndihmën e një libri të ri dhe kanë lënë të kuptohet se,  ai nuk do të jetë aq "i prerë" sa Spare.

Ekspertja Christina Garibaldi tha për Daily Express: "Duket sikur ata po ecin përpara në një drejtim pozitiv. Princi Harry po punon për një libër tjetër.

"Siç e dimë, ai ka një marrëveshje me katër libra, kështu që do të vijë një tjetër. Thjesht duam t'i shohim ata duke bërë punën e mirë, punën e tyre filantropike, të dëgjojmë për projektet e tyre bamirëse".

Të këshilluara

Incidenti i Pete Davidson në sheshxhirime

Pete Davidson thuhet se shkaktoi një skenë gjatë xhirimit të filmit të tij të ri. Burimet pohuan se ndërsa komediani po xhironte filmin e tij të ri Riff Raff...

15:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI