Flash

Vodhi një makinë në kryeqytet dhe e dërgoi në servisin e tij në Bulqizë, arrestohet 42-vjeçari

Lapsi.al 25 December 2023
Vodhi një makinë në kryeqytet dhe e dërgoi në servisin

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhi një makinë në kryeqytet. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.O, 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër, ndërsa është vënë nën hetim edhe një të mitur 17-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari. Autori pasi vodhi makinën e dërgoi në servisin e tij në Bulqizë.

Gjatë kontrollit në servis, në fshatin Gjoricë, policia gjeti automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën "Ndre Mjeda". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 93.2 lekë dhe do të shitet...

08:29

Digjet një banesë në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë ele...

08:09

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI