Flash

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Berisha: Jo vetëm arrest shtëpie me policë, por duan të më ndalojnë çdo komunikim

Lapsi.al 26 December 2023
Berisha: Jo vetëm arrest shtëpie me policë, por duan të

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, SPAK kërkon që t'i ndalojë çdo lloj komunikimi. I ftuar në emisionin "A Show" në Syri Tv, Berisha tha se Rama me veprat që po bën dhe me mënyrën diktatoriale që po drejton vendin, ia ka kaluar edhe Vladimir Putin. Berisha u shpreh se raporti për të në parlament, nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm vendimet e Shkallës së parë dhe të Apelit.

"Një urdhër i Edi Ramës i cili është i tmerruar nga Sali Berisha. Sali Berisha ja shkatërroi ëndrrën e tij për një Shqipëri, qeverisje pa opozitë. Ai mendon se me këto masa ekstreme do të mund të më impresionojë, por asgjë nuk më impresionon. Tani në të katër anët u bie burive, kush do e drejtojë opozitën, çfarë do bëhet me opozitën. Opozita do të ecë drejt fitores. I tmerruar është Edi Rama që ndërmerr veprim tipike diktatoriale.

Sot ka kërkuar me anë të skapistëve të tij, ndërprerjen e çdo komunikimi. Ja kalojmë Putinit. Navalni ka bërë disa tuitte dje a pardje. Ky ja kaloi Putinit. Është i dëshpëruar në shkallë ekstreme, është i pashpresë. Opozita vazhdon betejën e saj, opozita është në mbrojtje parimesh themelore, të një shoqërie që janë shkelmuar. Kjo opozitë ka çdo të drejtë të çlirojë shqiptarët nga diktatura e re. Gjithçka është një proces antikushtetues ndaj Sali Berishës.

Ju e patë se si befas, pa pritur pa kujtuar Edi Rama shpalli vendosjen e masave të sigurisë ndaj meje, nëpërmjet një gjykatësi dhe dy prokurorëve të kontrolluar ndaj tij, masa të cilat nuk janë vendosur kurrë pa lejen e parlamentit. Në këtë mënyrë ai rikshkrojti nenin 73 pika 3 të Kushtetutës. Unë natyrisht nuk mund ta pranoja, dhe nuk e refuzova gjykatën. Unë paraqita avoketërit. Gjukatëses ju kërkua të japë dorëheqjen sepse ishte shkarkuar nga Sali Berisha në 8 shkurt 1996.

Tani është parim universal deklarimi i konfliktit të interesit. Sot zonjës i kanë dërguar edhe vendimin e shkarkimit. Nëse shkon në parlament, mos kërkon legjitimimin e masës tënde, antikushtetuese, antiligjore, por bëj hapin pas dhe kërko siç duhet atë që don. Këta nuk bën hap pas fare. Kërkuan sikur ta kishin te këmbët e tyre parlamentin, kërkuan legjitimimin e masave antiligjore që kishin marrë.

Dërguan në parlament një dokument 7 faqe. Çfarë kishte dokumenti? Vendimet e shkallës së parë dhe apelit. Asnjë provë, asnjë fakt asgjë. Kur avokati e pyet prokurorin, na thuaj pak se çfarë dokumentesh ke që Berisha ka ndonjë rol në ndryshimin e destinacionit të terrenit, përgjigja ishte kjo; këtu jemi në parlament në gjykatë do ti them këto unë. Në çdo rast kur është shkuar në komision janë paraqitur nga 800 deri në 1800 faqe. Komisioni duhet ti shqyrtojë të gjitha, duhet të ja japë avokatëve të mi, ata nuk kanë bërë asnjë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI