Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Mitaj, CIES e përcakton si kampioni i ardhshëm: Observatori i futbollit e rendit mes më të mirëve

Lapsi.al 26 December 2023
Mitaj, CIES e përcakton si kampioni i ardhshëm: Observatori i

Mario Mitaj i ka impresionuar të gjithë tifozët kuqezi, në fushatën kualifikuese të Euro 2024. Që kur Sylvinho i dha debutimin djaloshi i u bë titullar i padiskutueshëm, por 19 vjeçari nuk ka magjepsur vetëm stafin dhe tifozët e kombëtares. Observatori i futbollit, “CIES” ka publikuar së fundmi raportin mujor me listën e futbollistëve të rinj më premtues. “Future Champions” janë të talentuarit e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2003 ose më vonë.

Kjo listë është bazuar jo vetëm në minutat e luajtura të futbollistëve në kampionat me klubet përkatëse, por edhe në minutazhin që kanë pasur në ekipet kombëtare gjatë këtij viti si dhe nëse i kanë nisur ndeshjet nga minuta e parë e takimit. Në këtë listë renditet edhe mbrojtësi i talentuar i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë ka spikatur me paraqitjet e tij prej eksperti në radhët e ekipit kuqezi. Talenti shqiptar, i cili luan me Lokomotivën e Moskës, ka marrë këtë vlerësim të rëndësishëm nga Observatori i Futbollit.

Lexo më tej: Video/ Djersitet e i ikin fjalët, Mitaj turpërohet në konferencën për shtyp: “Oh fucking hell”

Djaloshi është renditur i 14-ti në listën e 30 lojtarëve më të mirë të moshës së tij, të cilët luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes. Në këtë listë, Mario Mitaj renditet përkrah emrave të tillë si Balde i Barcelonës, Colëill i Chelsea-t, apo Netz i Borussia M’gladbach. Tashmë, mbrojtësi i majtë shqiptar është një lojtar që duhet mbajtur nën vëzhgim…

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive. Një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër, e specializuar në analizën statistikore të futbollit. Ajo është krijuar në 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI