Flash

Rishfaqet Navalny me një postim ironik nga qelia e re në Arktik

Lapsi.al 26 December 2023
Rishfaqet Navalny me një postim ironik nga qelia e re në Arktik

Mesazhi i tij në rrjetin social X, dikur i njohur si Twitter, erdhi një ditë pasi anëtarët e ekipit të tij thanë se kishin arritur ta gjenin vendndodhjen e tij pas disa javësh humbje kontakti. Zoti Navalny mbahej më parë në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ndërsa tani gjendet në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets, një zonë e njohur për dimrat e ashpër.

Zoti Navalny shkruajti se ishte transportuar me masa kaq të shumta dhe përgjatë një trajektoreje aq të çuditshme, sa që nuk mendonte se do të bëhej e ditur vendndodhja e tij deri në janar. Kira Yarmysh, një zëdhënëse e zotit Navalny, tha të hënën se avokati i tij ishte lejuar ta takonte në objektin e ri. Ajo tha se largimi i zotit Navalny në vendndodhjen e re synon izolimin e tij.

“Alexei, megjithëse mbahet në burg, vazhdon të jetë kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit. Ai është personi që i reziston më shumë se çdokush tjetër dhe kështu motivon të tjerët që të rezistojnë. Prandaj nuk është befasi që e transferuan tashmë në një tjetër burg, që të mos ia ndalojë dot Putinit të bëjë fushatën elektorale dhe në vazhdim të manipulojë edhe zgjedhjet”, tha zonja Yarmysh.

Zoti Navalny u arrestua në vitin 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku u kurua pas helmimit me një agjent nervor, për të cilin ka fajësuar Kremlinin. Ai i ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI