Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Sam Allison e bën 'Boxing Day' historike: një arbitër me ngjyrë në Premier League, pas 15 vjetësh

Lapsi.al 26 December 2023
Sam Allison e bën 'Boxing Day' historike: një arbitër

Të shtunën e kaluar, në Fulham-Burnley, erdhi debutimi i një arbitre femër (Rebecca Welch) në një ndeshje të Premier League. Kampionati elitar anglez rezervon sot rikthimin e një arbitri me ngjyrë në këtë nivel. Sam Allison merr kështu gradimin nga Championship, 15 vite pas paraqitjes së fundit. Në atë rast, kampionati 2007-2008, i takoi Uriah Rennie, jo një i çfarëdoshëm, por një gjykatës me pasion për arbitrimin. Ai drejtoi ndeshjet në turneun anglez për njëmbëdhjetë vjet, nga viti 1997 deri në 2008.

Por pas tij, nuk u u shfaq më askush. Deri sot kur 42-vjeçari Sam Allison, i cili deri tani gjykonte në Championship, u zgjodh nga dizenjatori Howard Webb, për të arbitruar ndeshjen e sotme mes Sheffield United dhe Luton Town. “Është një moment tjetër themelor – ishte komenti i Webb, duke iu referuar edhe debutimit të Welch –. Por ata i merituan këto mundësi duke qenë se kanë bërë gjithmonë mirë në nivelet e tjera. Arbitrimi është një mundësi që duhet t'i ofrohet kujtdo që e do futbollin, pa dallime apo diskriminim".

Lexo më tej: Video/ Infarkti shemb Tom Lockyer në fushë, ndërpritet Bournemouth-Luton: "Lojtari është i ndërgjegjshëm"

Aktualisht janë 32,000 arbitra në dispozicion për të gjitha kampionatet e futbollit që zhvillohen në Angli. E vetëm 8% e tyre janë njerëz me ngjyrë. Një shifër që, premtoi Webb, duhet të përmirësohet. Ashtu si edhe ajo që ka të bëjë me drejtuesit e garave me origjinë aziatike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI