Flash

Viti 2023/ Cilët sektorë po dominojnë investimet e huaja në Shqipëri

Lapsi.al 26 December 2023
Viti 2023/ Cilët sektorë po dominojnë investimet e huaja në

Sektori i pasurive të paluajtshme po kryeson investimet e huaja direkte për të dytin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë të këtij viti investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 95 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e tremujorit të tretë e ka kthyer sektorin e pasurive të paluajtshme në kryesimin e investimeve të huaja. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2023 arritën vlerën e 222 milionë eurove.

Vlera e investimeve të huaja në prona është në rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, megjithatë investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 20% të investimeve të huaja për këtë vit.

Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, sidomos në periudhën pas pandemisë. Investimet e huaja kanë vazhduar të rriten edhe në dy vitet e fundit, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë dhe rritjes së ndjeshme të normave të interesit.

Pas pasurive të paluajtshme, sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja është ai i industrisë nxjerrëse. Për 9-mujorin, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 200 milionë euro.

Edhe investimet në industrinë nxjerrëse kanë pësuar një rënie të lehtë me 1% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

Megjithëse pasuritë e paluajtshme dhe industria nxjerrëse vazhdojnë të kryesojnë listën e investimeve të huaja, kontributin kryesor në rritjen e tij këtë vit po e jep sektori financiar.

Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin arriti në 166 milionë euro, në rritje me 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor duket se është e lidhur kryesisht me rritjen e kërkesave për kapital ndaj bankave tregtare. Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksioner, kryesisht duke kapitalizuar fitimet e akumuluara të aktivitetit, përveçse duke rritur edhe përdorimin e instrumenteve të borxhit që njihen si kapital rregullator.

Procesi i rritjes së kërkesave ligjore për kapital ndaj bankave po luan kështu një rol të ndjeshëm në edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte.

Sektori energjetik renditet i katërti për nga vlera e investimeve të huaja direkte, me 121 milionë euro për 9-mujorin 2023. Megjithatë, edhe në këtë sektor vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike. Ndërkohë, në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.

Një sektor ku këtë vit po shënohet rritje e ndjeshme e investimeve të huaja direkte është tregtia. Për 9-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 106 milionë euro, në rritje me 45% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 1.09 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Veç të tjerash, rritja e investimeve të huaja po mbështetet në një shkallë të konsiderueshme nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit.

Duke qenë që më shumë se gjysma e investimeve të huaja përbëhet nga fitimet e riinvestuara, që përgjithësisht sigurohen në monedhë vendase, vlera e tyre është rritur nga mbiçmimi i Lekut kundrejt Euros. /Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI