Flash

BE mirëpret njohjen e targave nga Serbia, tashmë sytë nga Kosova

Lapsi.al 27 December 2023
BE mirëpret njohjen e targave nga Serbia, tashmë sytë nga Kosova

Në një kohë që BE e përshëndet vendimin e Serbisë për njohjen e targave, RKS, Kosova e quan atë maskim. Ende nuk dihet, nëse Kosova do lejojë automjetet me targa serbe të hyjnë në vend pa mbuluar simbolet e shtetit serb.

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë, përmes të cilit nga 1 janari i vitit 2024 lejohet hyrja e automjeteve me targat e Republikës së Kosovës (RKS) në territorin serb. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, këtë vendim e quajti “një hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ndërkaq, pret nga qeveria e Kosovës të përgjigjet me veprime pozitive. “Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, por edhe obligimeve të mëhershme nga procesi i dialogut që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm”, tha zëdhënësi Stano. Ai shtoi se “ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse në targa. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”.

A do të përgjigjet Kosova pozitivisht pas vendimit serb?

Ende qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar zyrtarisht, nëse do të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke i lejuar automjetet me targa të Serbisë të hyjnë në Kosovë, pa mbuluar simbolet e shtetit serb. Kosova ka disa muaj që e përdor masën e reciprocitetit në targa me Serbinë, ngjashëm si Serbia që e përdor me vite në raport me targat kosovare. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog, tha se “vendimi i Qeverisë serbe për t’i lejuar automjetet me targa të Kosovës, RKS, të lëvizin brenda territorit të saj nga 1 janari është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë të palogjikshme dhe të panevojshme”.

Merr fund konflikti 10-vjeçar i targave

“Duhet të theksojmë dhe rikujtojmë, se ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë. Ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë dhe dështimit të narrativës së tyre të ushqyer për kaq shumë kohë në Bruksel”, shkroi Bislimi në profilin e tij. Sipas tij, “çështja e targave mbi 10 vjet ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vjet marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim”.

“Fatkeqësisht, është dashur të kalojnë 18 muaj me tensione e barrikada nga ana e Serbisë, rezistencë dhe insistim në nivel teknik që stikersat të jenë zgjidhje permanente, si dhe tërheqje nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar, për të ardhur në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar të Kosovës”, theksoi Bislimi.

Megjithatë zëvendëskryeministri Bislimi, tha se me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe. Bashkimi Evropian në disa raste ka kërkuar që mospajtimet rreth targave të mos përdoren për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë./DW

Të këshilluara

Përfundon protesta/ Berisha shkon në seli

Përfundoi protesta e Partisë Demokratike e thirrur përpara Gjykatës së Lartë. Mbështetësit e protestës dhe krerët e saj kanë mbërritur në selinë e Partisë D...

11:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI