Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Djokovic prepotent e pa limite: "Unë si Tom Brady, kampion deri 40 vjeç"

Lapsi.al 27 December 2023
Djokovic prepotent e pa limite: "Unë si Tom Brady, kampion deri 40
Tom Brady, qendërmbrojtësi historik i futbollit amerikan, fitues i 7 Super Boëls dhe i shpallur 5 herë MVP i finales në të cilën jepet titulli. Ai është shembulli i përmendur nga Novak Djokovic për jetëgjatësinë sportive. Tenisti serb foli përpara Riyad Season Tennis Cup, duke thënë se “shpresoj të vazhdoj karrierën time deri në moshën 40-vjeçare, pse jo edhe më tej”. Tom Brady, thotë tenisti serb, "është një shembull i shkëlqyer i një kampioni të aftë për të ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në sportin e tij. Ai i ka kushtuar shumë kohë kujdesit për trupin e tij, rikuperimit, duke u siguruar që gjithçka, nga trupi te mendja, të bëhej në mënyrën e duhur, për të patur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme”. Djokovic, i cili gjatë turneve të fundit US Open të fituar prej tij, ishte vizituar nga shoku i tij qendërmbrojtës, më pas nënvizoi: "2023 ishte një nga sezonet më të mira të jetës sime. Përse të ndaloj - shtoi ai më pas -, kur je në gjendje të luash kaq mirë?". Kështu, ide të qarta për të ardhmen, një e ardhme me të cilën Nole do të vazhdojë të përballet "vit pas viti për të parë se sa larg mund të arrijë". Lexo më tej: Rita Ora në krah të Novak Djokovic/ Plasin polemikat Pas paraqitjes në Riad, Djokoviç do të inaugurojë sezonin e tij duke dalë në fushë në United Cup me Serbinë, ngjarje në të cilën ai nuk mori pjesë vitin e kaluar. Pasi të përfundojë sfida ekipore, serbi më pas do të fluturojë për në Melburn ku do të thirret për të mbrojtur Slamin e parë të sezonit të tij, të cilin e fitoi vitin e kaluar duke mundur Stefanos Tsitsipas në finale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI