Flash

Petkoviç: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut

Lapsi.al 27 December 2023
Petkoviç: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha më 27 dhjetor se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “në mënyrë të pasuksesshme tentoi të hidhte topin në fushën e Beogradit për dështimin e dialogut”.

Kjo deklaratë e Petkoviçit vjen pasi Kurti pyeti Bashkimin Evropian pse në dialogun e Brukselit është diskutuar për disa vjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “nëse draft-statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës”.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në një konferencë për media më 27 dhjetor në Prishtinë, Kurti iu referua deklaratave të ndërmjetësit në dialog, Mirosllav Lajçak, sipas së cilave çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, dhe Asociacioni do të duhej t’i jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.

Një draft-statut për Asociacionin iu prezantua Kosovës dhe Serbisë në tetor nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Përveç letrës së kryeministres [së Serbisë, Ana] Bërnabiq ka edhe një qëndrim tjetër të ri që mbase duhet adresuar, që draft-statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës, atëherë pse e kemi përmendur në tryezën e bisedimeve në Bruksel pra, nëse draft-statuti na paska qenë çështje e brendshme e Kosovës? Tash e dy vjet ose tash e dhjetë vjet pse e ngrinim këtë në Bruksel, një temë më pak, ecim përpara”, tha Kurti.

Petkoviç përmes një deklarate tha se Kurti “është ai që shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme të arritura në Bruksel dhe shkatërron çdo përpjekje për të normalizuar raportet me Beogradin”.

Ai theksoi se marrëveshjet e arritura “thonë qartë” se kush e shkruan statutin e Asociacionit, si do të duhej të dukej ai, por Kurti “nuk dëshiron” ta formojë atë.

Sipas njoftimit, vijat e kuqe të Serbisë nuk kanë ndryshuar: mosnjohja e Kosovës dhe mosanëtarësimi i saj në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, përmes një letre dërguar Brukselit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, shprehu rezerva për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që palët arritën në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mars, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, u tha në dokumentin përmes së cilit Serbia shprehu qëndrimin e saj./ REL

Të këshilluara

Aktakuzë e re për vrasjen e Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. M.M, pjesëtar ...

19:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI