Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Video/ Inteligjenca artificiale apo realitet? Barcelona prezanton Vitor Roque në mënyrë surreale

Lapsi.al 27 December 2023
Video/ Inteligjenca artificiale apo realitet? Barcelona prezanton Vitor Roque
Pasditen e sotme u prezantua blerja e fundit e Barcelonës, i riu Vitor Roque, i cili erdhi nga Atletico Paranaense për 40 milionë euro. Lojtari i lindur në vitin 2005, i blerë verën e kaluar por që mbeti i huazuar në Brazil, është tashmë në kryeqytetin katalanas. Barça, në fakt, që dje filloi të jepte të dhëna për ardhjen e tij në qytet. Videoja e postuar në kanalet sociale të klubit për të njoftuar ardhjen e 18-vjeçarit brazilian nuk kaloi aspak pa u vënë re, duke u bërë menjëherë virale. Një imazh që nuk është aspak i zakonshëm...

ÇFARË BËN NJË TIGËR NË STADIUMIN E BARCELONËS?

Një tigër që endet i patrazuar dhe madhështor në fushën e stadiumit olimpik Lluis Companys në Montjuic, shtëpia e përkohshme e Barcelonës, ndërsa pret përfundimin e rinovimit dhe modernizimit të Camp Nou. Kjo është video e shkurtër e publikuar në kanalet sociale të klubit blaugrana, e cila alarmoi fillimisht popullatën që jeton pranë stadiumit. Asnjë rrezik, në të vërtetë, siç kanë zbuluar disa media spanjolle. Imazhi është i prodhuar falë inteligjencës artificiale dhe në realitet kafsha nuk ishte fare aty. Por çfarë po bënte një tigër në fushën e lojës së katalanasve? Arsyeja është e lehtë të thuhet: nënshkrimi i ri i klubit, Vitor Roque, i cili siç u përmend u prezantua pasdite, në vendlindjen e tij mban nofkën “Tigrinho”. Punonjësit e rrjeteve sociale të Barçës, duke postuar videon e kafshës madhështore në lëndinën e stadiumit Olimpik, kanë dashur të japin të dhëna për ardhjen e të lindurit në vitin 2005 në qytet. Me shpresën, ndoshta, se si kafsha nga e cila ka marrë pseudonimin, do të jetë në gjendje të tmerrojë mbrojtjet kundërshtare...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI