Flash

Berisha: Altin Dumani, një majtist i pakorrigjueshëm

Lapsi.al 28 December 2023
Berisha: Altin Dumani, një majtist i pakorrigjueshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, ndër sa e cilësoi këtë të fundit një majtist të pakorrigjueshëm.

“Fakti që zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, ky copëtim është copëtimi i lotëve të panumërta. Edi Rama jepte leje ndërtimi, e them me fakte. Nëse pallati ishte me 4 shkallë, ose hyrje, ai jepte një leje për 2 hyrje dhe një leje për 2 të tjera, në mënyrë që të vilte sa më shumë gjoba 3%-ce. Nga rrugët kryen dhe SPAK me dosjet. E merr dosjen dhe ia jep një Millonait, e tjetrit. Kjo është praktika se si të gjobiten më rëndë. Kjo është në praktikën e Ramës. Arsyet që e bëjnë këta është se nuk guxojnë që qeverinë e partisë së tyre, pasi ju kam thënë se Dumani është majtist i pakorrigjueshëm. Ai nuk pranon që partia e qeverisë së tij të shpallet organizatë kriminale. E merr në zhvillim në tërësi, për çdo njeri normal, kryetar ka Edi Ramën, zv. ka Agaçin, dhe Veliajn, e me radhë. Por kjo nuk mund të ndodhë.

Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale për të, ndaj e copëzoi. Është sistem gjobitjesh në rrugë. Po të merrni Erionin dhe Beqajn më rëndë është kryebashkiaku. Se doli një gjyqtar i ndershëm dhe tha se ky nuk mund t’i shpëtojë firmave (Për Beqajn). Spak është një institucion politik zhvatës, gjobëvënës, që përdoret për instrumente për gjoba nga Rama. Kujt i thotë hetim ai? Atë që i dhanë amnisti Beqajt për herë të dytë?! Fakti është se është e pakonceptueshme që të arrestosh Fushën dhe Zimixhiun, që i ka ndenjur si xhelat për të firmosur.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Aktakuzë e re për vrasjen e Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. M.M, pjesëtar ...

19:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI