Flash

Çmenduria e Putin, dënohen me burg dy shtetas rusë që lexuan poezi kundër luftës në Ukrainë

Lapsi.al 28 December 2023
Çmenduria e Putin, dënohen me burg dy shtetas rusë që

Gjykata e Moskës ka dënuar me burg dy shtetas, pasi lexuan poezi kundër sulmit të Putinit në Ukrainë.

Që prej nisjes së luftës, autoritetet ruse kanë arrestuar me mijëra njerëz, të cilët kanë guxuar të dalin kundër.

Artyom Kamardin është dënuar me shtatë vite burgim, e Yegor Shtova me pesë vite e gjashtë muaj

Kamardin 33-vjeç, ka thënë se mbyllja e tij në burg ishte e dhunshme, duke pretenduar se policët e kanë përdhunuar dhe e kanë detyruar ta regjistrojnë në një video duke u kërkuar falje.

Pra, Kamardin ka recituar “Më vrit, milic” në një shesh të Moskës, duke brohoritur slogane të projektit “Rusia e madhe” që ka për qëllim aneksimin e jugut të Ukrainës.

Për këtë, dyshja janë dënuar “për nxitje të urrejtjes” dhe thirrje për aktivitete “që rrezikojnë sigurinë e shtetit”.

Dhjetëra miq të tyre u shfaqën në sallën e gjyqit për t’i mbështetur familjet e tyre, kurse pas verdiktit babai i Kamardinit tha se e tërë historia është një “turp”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI