Flash

Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetra abonentë marrin dhuratat

Lapsi.al 28 December 2023
Finalizohet shorteu “Fito me Vodafone”, dhjetra abonentë marrin

U shpërndanë dje çmimet e shorteut të fundvitit “Fito me Vodafone”, me të cilat u vlerësuan, si çdo vit, dhjetra klientë besnikë të kompanisë numër një të telekomunikacionit në Shqipëri. Eventi i djeshëm në mjediset e TEG-ut ishte finalizimi emocionues e festiv i maratonës së grumbullimit të jo pak, por miliona biletave në aplikacionet My Vodafone dhe JUTH app. Kjo maratonë nisi në 27 nëntor dhe përfundoi më 17 dhjetor, për t’ia lënë më pas radhën shorteut të datës 20 dhjetor në zyrat qëndrore të Vodafone Albania. Shorteu, ku u shpallën dhjetra fitues, u transmetua live në Facebook dhe Instagram.

Në një atmosferë festive, krijuar edhe nga performanca e ngrohtë e këngëtares së mirënjohur Marsela Çibukaj, e cila është gjithashtu, sipas vetë fjalëve të saja në skenë, abonente e hershme dhe besnike e Vodafone, moderatori Flori Gjini thirri një nga një në skenë fatlumët e këtij viti.

U shpërndanë gjithsej 10 iPhone 15 Pro Max, 10 Samsung Galaxy S23 Ultra, 10 Play Station 5, 3 makina Scoda Scala dhe çmimi i madh, 1 makinë Scoda Karoq. Fituesit ishin abonentë të Vodafone prej gati dy dekadash ose edhe më shumë dhe vinin nga e gjithë Shqipëria. Eventi i ndarjes së çmimeve “Fito me Vodafone” u mbyll me fituesin e çmimit të madh, i cili ndezi në mënyrë simbolike makinën e sapofituar, një Scoda Karoq.

Çdo fundvit, Vodafone Albania vlerëson me dhurata abonentët besnikë, duke e mbyllur vitin në mënyrën më festive të mundshme. Sepse, si gjithmonë, Së bashku ne mundemi t’i kalojmë festat më bukur!

Të këshilluara

BIRN: Viti 2023, më i keqi për median

Një punëtor u vra në një atentat me armë që vijon të mbetet i pazbardhur ndërsa gazetarët shqiptarë u përballën me dhunë fizike, kërcënime e padi ndërsa mediat ...

14:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI