Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

James Rodriguez, rrëfen ‘makthin’ e përjetuar në Qatar: "E ndaluar të bësh dush zhveshur"

Lapsi.al 28 December 2023
James Rodriguez, rrëfen ‘makthin’ e përjetuar në
Një eksperiencë e konsideruar dramatike, kapërcimi drejt një kulture të pakonceptueshme për të, rrëfyer në intervistën e dhënë për Globo Esporte. James Rodriguez, aktualisht në San Paolo, kujton sezonet e tij në Katar dhe flet për përshtatjen e tij të vështirë gjatë viteve me Al-Rayyan. Jeta dhe kultura në Katar janë shumë të vështira - tha kolumbiani -. Ishte një vend me të cilin e kisha të vështirë të përshtatesha. Të gjithë e dinë që në futboll, në dushe, të gjithë lojtarët janë të zhveshur, por aty nuk mund të bëje as këtë. Kolegët më thanë se ishte e ndaluar”. James Rodriguez pastaj shtoi: "Ishte e frikshme. Në vakte të gjithë hanin me duar, po të kërkoja komplet, më thoshin jo. Në atë moment thashë që nuk do ta bëja". Një koment edhe për përvojën e tij në Gjermani: "Është një vend i ftohtë dhe njerëzit janë gjithashtu të ftohtë - përfundoi ai -. Kishte ditë që zgjohesha dhe ishte ftohtë, i ftohtë acar, mendoja vetëm se çfarë dreqin po bëja atje".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI