Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Lega Calcio kërcënon Juventus e Milan: jo në Super League, ose nuk ka regjistrim në Serie A

Lapsi.al 28 December 2023
Lega Calcio kërcënon Juventus e Milan: jo në Super League, ose

Super League i frikëson të gjithë e nuk bën përjashtim Serie A. Lega Calcio, për këtë arsye, ka menduar të vendosë një klauzolë për të parandaluar çdo klub të nivelit të lartë të ndryshojë mendje. Një lëvizje që motivohet me dëshirën për të ruajtur kampionatin italian.

KLAUZOLA E LEGA CALCIO

Deri më sot, asnjë klub italian nuk ka thënë shprehimisht se dëshiron të marrë pjesë në Super League. Por ka pasur interes nga disa klube me synimin për të ardhmen. Federata e Futbollit u mblodh dhe vendosi si më poshtë: “...depozitoni kërkesën për pranim në kampionatin e Serisë A 2024/2025 pranë Lega Nazionale Professionisti Serie A. Bashkë me të edhe angazhimin për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqata private të pa njohura nga FIFA, UEFA dhe FIGC, për të marrë Licencën e ekipit kombëtar”.

Afati i regjistrimit është caktuar më 4 qershor 2024. Një goditje e ulët për klubet italiane që synonin të hapeshin ndaj projektit të Super League në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI