Flash

Lufta në Ukrainë/ OKB-ja dënon valën e sulmeve të Rusisë ndaj civilëve

Lapsi.al 29 December 2023
Lufta në Ukrainë/ OKB-ja dënon valën e sulmeve të

I dërguari humanitar i OKB-së për Ukrainën ka dënuar "valën e tmerrshme të sulmeve të Rusisë në zonat e populluara" këtë mëngjes.

Në një deklaratë, Denise Brown thotë se sulmet "kanë lënë një rrugë shkatërrimi, vdekjeje dhe vuajtjesh njerëzore" dhe janë "një shembull tjetër i papranueshëm i realitetit të tmerrshëm" me të cilin përballet populli ukrainas.

Duke vënë në dukje se Rusia ka dëmtuar shtëpi, shkolla, spitale, një qendër tregtare, një stacion metroje dhe infrastrukturë energjetike këtë mëngjes, ajo shton se sulmet kanë vrarë dhe plagosur civilë në "pothuajse çdo rajon të vendit".

Mesazhi i OKB-së: Tani për tani, familjet dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga mbeturinat e lëna nga shkatërrimi. Për popullin ukrainas, ky është një shembull tjetër i papranueshëm i realitetit të tmerrshëm me të cilin po përballen dhe që e bëri vitin 2023 një vit tjetër vuajtjesh të mëdha”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI