Flash

Politikani serb kërkon azil politik në Kosovë për shkak të Milan Radoiçiç

Lapsi.al 29 December 2023
Politikani serb kërkon azil politik në Kosovë për shkak

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor” Boban Bogdanoviç ka kërkuar azil politik në Kosovë për shkak të Milan Radoiçiçit.

Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti ka thënë se ai ka kërkuar azil politik pasi është ndjerë i rrezikuar.

“Personin i cili ka ardhur nga Beogradi këtu në favor të zbardhjes së rastit. I njëjti person që ka kontribuar në zbardhjen e këtij rasti për vrasjen e Oliver Ivanoviçit është detyruar para pak ditësh të kërkojë azil. Ka kërkuar azil politik në Kosovë. Ai ka ardhur të dëshmojë në lidhje me rrjetin e personave të Radoiçiçit. Është njëfarë mjegullie, nuk e di interesin e tij konkret, nuk e di që ka pasur qëllim të krijojë mjegulli më shumë sesa që ka në dosje”, ka thënë Mehmeti, për mediat kosovare.

Milan Radoiçiç bashkë me Zvonko Veselinoviç dyshohen për ndërlidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Ivanoviç ka qenë lider i subjektit opozitar Iniciativa Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” i cili është vrarë para selisë së këtij subjekti në Mitrovicën e Veriut, nga të shtënat prej revoles, në janar të vitit 2018.

Në rastin për vrasjen e Ivanoviçit po gjykohen gjashtë persona, katër prej tyre ish-policë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI