Flash

Dokumenti/ Si gënjeu Rama sot për Ilir Beqajn, shoku i tij 2 metra po hetohet për korrupsion

Lapsi.al 30 December 2023
Dokumenti/ Si gënjeu Rama sot për Ilir Beqajn, shoku i tij 2 metra po

Si në plot raste të tjera edhe sot Edi Rama është kapur duke gënjyer pasi gazetarët e pyetën për aferën e re të Ilir Beqajt.

I zënë ngushtë nga batuta që ka thënë vetë dikur për lidhjen mes gjatësisë së personit dhe hajdutërisë, Rama i tha gazetarit Osman Stafa se Ilir Beqaj nuk është nën hetim për korrupsion, por për shpërdorim detyre.

Kjo është e pavërtetë pasi në dosjen që ka siguruar Lapsi.al, ish shoku i tij basketbollist po hetohet për korrupsion. Më konkretisht janë 3 akuza penale siç mund të shihet edhe në faksimilen që sjell Lapsi.al.

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Siç Lapsi.al ka raportuar ekskluzivisht një ditë më parë, Beqaj dhe njerëzit e tij të afërt kishin ngritur një skemë zhvatje përmes faturave fiktive nga projektet e BE. Sot ne raportuan një pjesë të përgjimeve të siguruara nga SPAK për personat nën hetim. Personi kyç i aferës është bashkëpunëtori i afërt i Beqajt, Ermal Kurtulaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI