Flash

Masa e arrestit në shtëpi, reagojnë përfaqësues të PD-së: Pa asnjë provë, mosbindje civile për të rrëzuar regjimin

Lapsi.al 30 December 2023
Masa e arrestit në shtëpi, reagojnë përfaqësues të

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë reaguar pas dhënies së vendimit nga GJKKO për vendosjen në arrest shtëpie të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi nga selia e PD-së se masat ndaj ish-kryeministrit u vendosën pa asnjë provë dhe dokument. Boçi tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin, ndërsa e konsideroi masën si tipike për një diktaturë.

Po ashtu, Flamur Noka e quajti vendim politik të Edi Ramës masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit. Deputeti Noka në një shkrim në Facebook thotë se përgjigjja do të vijë përmes mosbindjes civile.

“Me vendimin e sotëm të Drejtësisë Politike mund te themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë ne Rusinë e vogël të Europës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës, Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnjë akuze, pa asnjë fakt e pa asnjë prove …thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Rames dhe bandës se pushtetit. Arrestohet sepse po i diskreditonte çdo ditë e më shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjell Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës.

SPAK dhe GJKKO pas këtij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktaturës ndaj kundërshtarëve te Regjimit. Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme .O Sot o Kurrë", shkruan Noka.

Të këshilluara

Çështja McGonigal/ Rama: SPAK të hetojë

Gjatë konferencës së fundvitit kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje çështjen e ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin SPAK ka nisur një h...

13:45

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI