Flash

Cardi B ndez sërish spekulimet se është rikthyer me reperin

Lapsi.al 31 December 2023
Cardi B ndez sërish spekulimet se është rikthyer me reperin

Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset, bënë foto të ndara me të njëjtin fans në NYC, pasi ajo mohoi aludimet për ribashkim.

Të enjten, fansja ndau në Instagram një kolazh fotosh që realizoi me reperët. Në një foto të shpërndarë në Stories në Instagram, gruaja dhe qenushja e saj bënë një selfie me reperen e "WAP ndërsa pozonte me një kapuç ngjyrë vjollce dhe rozë.

Në foton tjetër, fansja dhe qeni i saj i vogël pozuan me reperin Migos teksa qëndronin para tre rafteve me atlete. Disa orë përpara se ajo të ndante fotot e saj, Cardi, ndau një video ku shihet në restorantin italian Torrisi. Në klip, ajo kishte të njëjtin kapuç  që kishte veshur kur ishte jashtë me Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus.

Dalja e tyre erdhi një ditë pasi fituesja e Grammy-t mohoi se ajo dhe reperi i "Walk It Talk It" ishin pajtuar pasi kaluan Krishtlindjet së bashku me dy fëmijët e tyre.

Përdoruesi @TheePopFeed pohoi në një postim në X, "Cardi B e ka rifituar zyrtarisht Offset pas 12 ditësh".

Blogeri Ken Barbie, i cili është mik i ngushtë me Cardin, u përgjigj me një klip të yllit të "Real Housewives of Atlanta", Kandi Burruss, duke i thënë shoqes së saj të atëhershme Porsha Williams, "Ti sapo gënjeve". Më pas, artistja “pëlqeu” videon, duke konfirmuar se thashethemet për pajtimin e saj me Offset nuk ishin të vërteta./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI