Flash

Kontrollonte trafikun e kokaìnẽs në 15 shtete, kush është shqiptari i arrestuar në SHBA

Lapsi.al 31 December 2023
Kontrollonte trafikun e kokaìnẽs në 15 shtete, kush

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal të shkatërruar sëfundmi në operacionin “Bandi-Hammer” nga DEA amerikane, policia spanjolle dhe ajo holandeze.

5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022.

Ky grup, sipas komunikatës së policisë spanjolle, drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën. Ai është Ylli Didani, 46 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois.

Ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.

Operacioni “Bandi-Hammer” u zhvillua ditët e fundit dhe çoi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del se Ylli Didani ka themeluar në vitin 2013 një kompaninë minerare “US-MINERAL”, me zyra në Vlorë, Selenicë, dhe ishte pronar i saj me 100% të kapitalit. Ne 2021 policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë; një shoqëri sh.p.k; si dhe 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Të këshilluara

Nga nesër Kosova pa viza në zonën Shengen

Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Ky regjim, megjithatë, bart disa rregulla që duh...

11:53

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI