Flash

Provokon gazeta italiane: Giorgia Meloni, burri i vitit

Lapsi.al 1 January 2024
Provokon gazeta italiane: Giorgia Meloni, burri i vitit

“Unë jam Giorgia, jam nënë, jam grua, jam italiane dhe jam e krishterë”. Kështu e përkufizoi veten Giorgia Meloni në një nga sloganet e saj të famshme propagandistike, por që kur u zgjodh kryeministre ajo kërkoi nga mediat ta thërrisnin duke përdorur njëjësin mashkullor ("kryeministri") dhe shumë e bënë.

Ka shkaktuar reagime të shumta provokimi i faqes së parë të gazetës italiane “Libero” që në vend të titullit “Njeriu i Vitit” ka quajtur “Burri i vitit”, kryeministren italiane Giorgia Meloni. Drejtori i redaksisë Mario Sechi, ish-zëdhënës i kryeministres bëri një shpjegim për zgjedhjen e tij.

“Ajo i dha fund luftës së gjinive. Ajo fitoi, mendon ndryshe, është divergjente, mposhti arrogancën e meshkujve dhe disfatizmin e femrave. Nuk u thye. Giorgia Meloni ka kaluar testin e vitit 2023” – thotë ai.

“Meloni i ka projektuar kundërshtarët e saj sikur janë në një dimension gërryerjeje të përjetshme. Lidere, femër por jo feministe. Giorgia është njeriu i vitit" – nënvizon shkrimi.

Kopertina e gazetës italiane po shkakton debat në rrjetet sociale. Ka nga ata që mendojnë se është një provokim ndaj gazetës “L’Espresso”, e cila pak ditë më parë vendosi Elena Cecchettin, motrën e Giulias, të vrarë nga ish-i i saj Filippo Turetta, si personazh i vitit. ©LAPSI.al

Meloni eletta "Uomo Dell'Anno" da Libero, il commento di ...

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Maliq

Një person është gjetur pa shenja jete në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai jetonte vetëm me të birin, dhe dyshohet se vdekja i është sh...

17:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI