Flash

REL: Kosova e fundit nga Ballkani Perëndimor që udhëton lirisht

Lapsi.al 1 January 2024
REL: Kosova e fundit nga Ballkani Perëndimor që udhëton lirisht

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Gjatë 1 janarit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të organizohet udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Në këtë aeorport janë parë qytetarë që po presin të shfrytëzojnë heqjen e regjimit të vizave. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

Marrë nga REL

Të këshilluara

Vijnë në jetë dy bebe për vitin 2024

Amar është fëmija i parë që lindi në Shqipëri në minutën e parë të vitit 2024. Ky vit trokiti me një djalë dhe më pas u ndoq me një vajzë. Vajza ka lindur në...

08:27

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI