Flash

Aksident në Lushnje/ 2 të plagosur nga përplasja e 2 makinave

Lapsi.al 2 January 2024
Aksident në Lushnje/ 2 të plagosur nga përplasja e 2 makinave

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rural Kashtë Bardhë - Krutje, në afësi të kryqëzimit të Qerretit. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia thotë se një mjeti tip fuoristradë me targa gjermane udhëtonte nga Kasht Bardha në drejtim të Krutjes dhe një mjeti tip Pasat me targa AA 384 JY i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i furoristradës dhe pasagjerët që ndoheshin në mjet nuk kanë patur lëndime pa probleme. Dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 20:20, në fshatin Qerret i Vjetër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Besnik Qerreti, 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasje, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi Drini Karaj, 43 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë për këtë aksident. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI