Flash

Të dyshuar si spiunë izraelitë, Turqia arreston dhjetëra persona, në kërkim 13 të tjerë

Lapsi.al 2 January 2024
Të dyshuar si spiunë izraelitë, Turqia arreston dhjetëra

Ministri i Brendshëm i Turqisë njoftoi se autoritetet turke kanë arrestuar 33 të dyshuar për spiunazh për shërbimin izraelit të zbulimit Mossad, duke i akuzuar ata për vënien në shënjestër të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi.

Screenshot 2024-01-02 180837

Autoritetet turke bastisën 57 pika të ndryshme në Stamboll dhe shtatë krahina të tjera të Turqisë, si pjesë e një operacioni të quajtur “Urithi”, të kryer nga byroja e kundër-terrorizmit pranë Zyres së Prokurorit të Stambollit dhe shërbimit turk të zbulimit, MIT, njoftoi të martën Ministri i Brendshëm turk Ali Jerlikaja.

Ata arrestuan 33 persona nën akuzat për lidhje me shërbimin izraelit të zbulimit Mossad.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu autoritetet janë në kërkim edhe të 13 personave të tjerë.

Operacioni u ndërmor disa javë pasi shefi i shërbimit të brendshëm të zbulimit në Izrael, i njohur me emrin Shin Bet, deklaroi përmes një audio-inçizimi se organizata e tij ishte e gatshme të shkatërronte Hamasin “në çdo vend”, përfshirë në Liban, Turqi dhe Katar.

Në dhjetor, zyrtarët në Turqi paralajmëruan Izraelin për “pasoja serioze” nëse do të ndiqte pjesëtarët e grupit militant Hamas që jetojnë në Turqi.

Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se një veprim i tillë do të ishte gabim.

Izraeli dhe Turqia i normalizuan marrëdhëniet mes tyre në vitin 2022 pas shumë tensionesh, duke riemëruar ambasadorët përkatës. Por marrëdhëniet u acaruan pas fillimit të luftës ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Ankaraja është një prej kritikëve më të ashpër të sulmeve të Izraelit në Gazë.

Izraeli fillimisht tërhoqi diplomatët e vet nga Turqia për shkaqe sigurie, por më vonë njoftoi se po largonte diplomatët e saj nga Turqia për shkaqe politike, duke iu referuar “deklaratave gjithnjë e më të ashpra” të zyrtarëve turq.

Presidenti turk, qeveria e të cilit në të kaluarën ka takuar zyrtarë të Hamasit, ka deklaruar se grupi militant – që konsiderohet organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po lufton për çlirimin e tokave dhe njerëzve të vet./VOA

Të këshilluara

Zbarkojnë emigrantët e parë në Lampedusa

Rreth 147 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan në ishullin e vogël sicilian të Lampedusas me katër varka të veçanta të hënën, mbërritjet e para të vitit 2024. Pa...

18:44

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin

Një bllok apartamentesh u godit nga mbetjet e raketave dhe dronëve rusë të shkatërruar nga forcat ukrainase, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen ...

18:19

Tërmet tjetër i fuqishëm në Turqi

Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Mësohet se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej pesë kilometra. N...

17:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI