Flash

Mediat greke: Çfarë treguan masat e policisë në shoqërimin e Belerit

Lapsi.al 3 January 2024
Mediat greke: Çfarë treguan masat e policisë në

Pjesëmarrja e Fredi Belerit në varrimin e gjyshes së tij në Himarë u zhvillua nën një mbikqyrje të rreptë policore. Pamjet e policëve që tërheqin kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës kanë shkuar deri në Greqi dhe media greke Kathimerini ka bërë një interpretim të ngjarjes. Së pari, sipas gazetarëve grekë shoqërimi i Belerit nga forca të shumta policie tregon se Rama nuk do të tërhiqet nga burgosja e fituesit të Himarës.

Masat e marra dukeshin si "për dikë të dënuar rëndshëm me burg”, shkruan gazeta, që lexon sinjalet e qeverisë si më poshtë: "Sido që të jetë, sjellja e policisë shqiptare tregoi një përpjekje për të dhënë sinjalin se qeveria e Tiranës nuk do të bëjë asnjë lëshim në rastin e Belerit, i cili akuzohet për ryshfet votash në masën 340 euro".

Gjithsesi shpresa e grekëve është që pamjet të shihen edhe nga ata që po i bëjnë presion Greqisë të mos e pengojë hapjen e kapitujve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/video-1.mp4"][/video]

“Për sa i përket çështjes më të gjerë në lidhje me Belerin dhe perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin Athina po kërcënon ta pengojë, funerali në Himarë i dha një goditje të madhe çështjes së qeverisë shqiptare, pasi pamjet u bënë të disponueshme edhe për të gjithë ata që po i bëjnë presion Greqisë për të mos ndjekur çështjen" shkruan media greke.

Fredi Beleri u arrestua nga forcat operacionale natën e 12 Majit, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Pas fitores së Himarës ai ka kërkuar leje të betohet, por gjykata ia ka mohuar. Presioni i fortë i Greqisë dhe bllokimi i procesit të integrimit nuk e ka ndryshuar qëndrimin e qeverisë shqiptare që po përgatit emërimin e një administratori për Himarën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI