Flash

Berisha nga aresti i bashkohet lëvizjes antivax

Lapsi.al 3 January 2024
Berisha nga aresti i bashkohet lëvizjes antivax

Sali Berisha ka gjetur një rrugë origjinale për të thyer ndalimin e komunikimit që i imponon arresti i detyruar shtëpiak. Ai ka lolur me mikrofon nga dritarja e tij drejt një autoporlanit që ishte vendosur në rrugën poshtë pallatit, aty ku ishin tubuar mbështetës së tij.

LEXO ME TEJ:

Berisha refuzon heshtjen me vendim gjykate, "Dumani vrasës, do ia nxjerr fytyrën" 

Berisha ka shpjeguar edhe mungesën e komunikimit gjatë këtyre ditëve me mbështetësit e vet. Ai ka thënë se shkaku nuk ka qenë pengesa e imponuar nga Rama, por shkaku i një gjendje gripale. Dhe ky virus e ka prekur liderin demokrat pasi ai, ndonëse me formim mjeku , ka vendosur të mos e bëjë më vaksinën kundër gripit. 

"Nuk kemi patur komunikim zanor me ju, jo për shkak të Edi Ramës, por për shkak të një gjendjeje gripale....Do ju rrëfej një gjë. Gjithë jetën kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan ta imponojnë si në kohën e diktaturës unë hoqa dorë dhe nuk do ta bëj më" i tha ai demokratëve që qëndronin poshtë në rrugë.

Lëvizja antivax është popullore në qarqet e së djathtës konservatore me prirje konspiracioniste. Por lideri i PD e paraqiti vendimin për të mos u vaksinuar më si një zgjedhje të ndërgjegjshme që i jep prioritet lirisë së njeriut përkundrejt zgjedhjeve që i imponohen me forcë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shkrumbohet makina në rrugën Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë. Gazetari Enea Verria raporton se pas ngjarjes së ...

13:59

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI