Flash

Arrestohet politikani serb që kërkoi falje për Kosovën

Lapsi.al 4 January 2024
Arrestohet politikani serb që kërkoi falje për Kosovën
Çedomir Stojkoviç, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviç, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA). Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar. "Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç të martën. Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit, vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998. Nikolla Sanduloviç është dërguar sot në një vend të panjohur, policia dhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së tij se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon në agoni për këtë. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI